Nën temperatura -14 gradë celcius Putini zhytet në ujin e akullt, ja arsyeja

Evropë

Nën temperatura -14 gradë celcius Putini zhytet në ujin e akullt, ja arsyeja

Më: 21 janar 2024 Në ora: 08:51
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u zhyt në ujërat e akullta për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë në orët e para të ditës, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Edhe pse në temperatura ishte -14 gradë, Putin sipas ritualit, u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Uji u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese.

Vladimir Putin nuk ishte i vetmi që u fut në ujin e ftohtë me këtë rast, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat