Rusët po përballen me mungesë të armëve, raketahedhësit e dedikuar për anije detyrohen t’i montojnë nëpër kamionë

Evropë

Rusët po përballen me mungesë të armëve, raketahedhësit e dedikuar për anije detyrohen t’i montojnë nëpër kamionë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Rusët kanë filluar të ndjejnë në masë të madhe efektet e luftës në Ukrainë, por edhe të sanksioneve të vëna nga vendet perëndimore si kundërpërgjigje ndaj agresionit të tyre në Ukrainë.

Ushtria e Vladimir Putinit në mungesë të pajisjeve në terren, kanë filluar të modifikojnë armët e vjetra, shkruan Forbes.

Duke ditur se po u mungon municioni, forcat ruse kanë filluar me modifikimin e raketahedhësve RBU-6000 që janë dedikuar për anije, duke i vendosur nëpër kamionë dhe mjetet e tjera te blinduara MT-LB.

Pavarësisht që nuk është edhe aq precize, RBU-6000 nuk është një armë edhe aq e dobët. Por duke marrë parasysh se është vendosur në kamionë dhe tanke, rusët rrezikojnë që të dështojnë në misione kundër ukrainasve.

Rrezja e veprimit të RBU-6000 është vetëm disa kilometra, kështu që automjeti që e bart është i ndjeshëm ndaj sulmeve nga mortajat, armët antitank dhe dronët me rreze të shkurtër veprimi, si dhe sulmet nga artileria e rëndë dhe raketat, të cilat kanë një rreze veprimi prej dhjetëra kilometrash.

Në anën tjetër, shumë ushtarë rusë kanë folur publikisht nëpër disa video amatore, sesi janë dërguar në front me armë të vjetra, antiplumb pa ndonjë efekt, pasi shumica prej tyre janë të përshkueshëm nga plumbat.

E kur flitet për çizmet dhe uniformën, ata shpesh kanë theksuar se qëndrojnë në temperatura të ulëta me çizme të shqyera si dhe uniformë të vjetruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat