​Stoltenberg: Ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnjë

Evropë

​Stoltenberg: Ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnjë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 13:20
Foto nga vendngjarja

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur Kosovën dhe Bosnjën, si dy pika ku potenciali për tensione akoma ekziston.

Ai këto komente i bëri pasi priti në takim kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

“Mesazhi është se, të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe se integriteti territorial dhe kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të respektohen. Ne kemi punuar ngushtë me Bashkimin Evropian, si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë. Por gjithashtu ne me praninë ushtarake në Kosovë mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dialogu është e vetmja rrugë përpara për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, tha ai.

Kryeministri i Malit t Zi tha se është në interesin kombëtar që të ketë paqe dhe stabilkitet në rajon.

“Jemi të gatshëm për të forcuar pozitën tonë në Kosovë. Ne mendojmë se situata është qetësuar kohët e fundit, por, siç e kemi diskutuar, jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë. Dhe është në interesin tonë të thellë kombëtar, që ne të ruajmë paqen në Kosovë. E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë dhe Hercegovinën. Angazhimi ynë i palëkundur ndaj integritetit territorial të Bosnjës”, deklaroi kryeministri malazias.

Gjatë takimit thuhet se është diskutuar situata në veri. Me këtë rast Stoltenberg përsëriti se dhuna e vitit të kaluar është e papranueshme për aleancën.

Sipas tij, situata e sigurisë në Kosovë po analizohet rregullisht dhe se aleanca është e gatshme të dërgoj trupa shtesë nëse kjo tregohet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat