Njihuni me ushtarin ukrainas, i cili me Javelin arritu të shkatërrojnë mbi 40 tanke ruse

Evropë

Njihuni me ushtarin ukrainas, i cili me Javelin arritu të shkatërrojnë mbi 40 tanke ruse

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:10
Ushtari i Brigadës së 79-të që mban emrin e koduar “Gagauz”

Një anëtar i Brigadës së 79-të që mban emrin e koduar “Gagauz” është pjesë e një ekipi prej dy personash të ngarkuar me gjuajtjen e raketave antitank Javelin të prodhimit amerikan, i cili pretendon se ka shkatërruar mbi 40 tanke ruse, transportues të blinduar  dhe automjete inxhinierike. Madje thuhet se dëmtoi edhe 20 të tjera, shkruan Forbes.

Të gjitha këto, siç pretendon ai, i ka arritur vetëm në një sektor të frontit – rreth Vuhledarit në lindje të Ukrainës.

“Unë e bëj punën time në mënyrë efektive”, tha ai në një intervistë zyrtare të përkthyer nga analisti estonez i X @wartranslated.

Duhet të theksohet se ekipi i tij është vetëm një nga disa ekipe për Javelin në Brigadën e 79-të, dhe ajo brigadë është një nga rreth njëqind në forcat tokësore të Ukrainës, shkruan Forbes.

Ato brigada morën mijëra raketa Javelin, të cilat mund të godasin automjetet në një distancë mbi tre kilometra. Vetëm SHBA-ja i dha Ukrainës 10,000 të tilla, por kjo ishte përpara se republikanët në Kongresin amerikan të bllokonin dërgimin e ndihmës shtesë në fund të vitit të kaluar.

Ukrainasit përdorën raketat Javelin për të shkatërruar mijëra tanke, automjete luftarake dhe automjete të tjera. Gagauz u bë përgjegjës për sulmet e Javelin në verën e vitit 2022.

“Më thanë të bëhesha gati, pashë objektivin dhe qëllova. E godita dhe më pëlqeu”, thotë ai.

Siç pretendon ai, në 18 muajt e ardhshëm, ai do të godiste mesatarisht të paktën tre automjete ruse në muaj.

Ne gjithmonë punojmë në çifte”, shpjegoi ai, dhe zakonisht nga pozicione tashmë të vendosura në tokën e askujt midis pozicioneve ruse dhe ukrainase.

Në rast emergjence, thotë ai, mund të ndryshojë pozicion për të pasur një pamje më të mirë.

Gagauz përdor tubin e lëshimit për Javelin, ndërsa shoku i tij i skuadrës përgatit raketat.

“Kur gjej një objektiv, lëshoj një urdhër”, thotë Gagauz.

“Ai përgatit raketën ndërsa unë gjurmoj objektivin dhe më pas ne e gjuajmë atë”, shtoi Gagauz.

Sapo të lëshohet një raketë Javelin, njësia mund të tërhiqet menjëherë. Kështu duhet të bëjnë, sepse një armik i stërvitur mirë do të kthejë menjëherë zjarrin, shkruan Forbes.

Gagauz kujton se si përfundoi nën zjarrin e aeroplanëve luftarakë dhe raketave ruse.

“Sulmimi i tankeve është një punë shumë e rrezikshme”, shtoi ai.

Për gati dy vjet, Brigada e 155-të e marinsave rusë është përpjekur të pushtojë Vuhledarin, një nga qytetet e mbrojtura nga brigada e 79-të e Gagauzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat