Ekspertët sharrisin planet luftarake të Putinit!

Evropë

Ekspertët sharrisin planet luftarake të Putinit!

Nga: H.Rafuna Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:50
Vladimir Putin

Me Tucker Carlson si "stativë mikrofoni", Vladimir Putin u përgjigj me besim për luftën në Ukrainë.

Kjo deklaratë është një nga më të ngjashmet e dëgjuara prej kohësh nga Rusia. Putini synoj publikun amerikan, kurse Tucker thjesht bëhet një bartës i synuar për këtë propagandë ruse!

Kështu thotë për TV 2, udhëheqësi kryesor në seksionin për Forcat Tokësore në Kolegjin e Luftës, Palle Ydstebø.

Atje, presidenti ishte i qartë se Rusia nuk mund ta humbasë luftën në Ukrainë:

(Deri më tani, ka pasur të bërtitura dhe të bërtitura për shkaktimin e një disfate strategjike ndaj Rusisë në fushën e betejës. Tani, me sa duket, ata kanë filluar të kuptojnë se është e vështirë të arrihet, nëse është e mundur fare. Sipas mendimit tim, është e pamundur dhe nuk do të ndodhë kurrë).

Komunikimi strategjik!

Ydstebø është e qartë se e gjitha kjo është një përpjekje e Putinit për të ndikuar tek ata që i bëjnë të mundur Ukrainës të fitojë, mbështetja nga Perëndimi.

Nënkoloneli mbështetet po ashtu nga kolegu Tobias Sæther, studiues në Akademinë Norvegjeze të Mbrojtjes dhe pjesë e programit të Ukrainës.

Së pari, presidenti rus do të ketë interes të shtojë një narrativë që thotë se Rusia, si lojtari më i madh, duhet të fitojë gjithsesi. Është komunikim strategjik nga Putini, thotë Sæther dhe shton:

Së dyti, ata që vendosin këtu nëse Ukraina mund të fitojë apo jo, nuk janë ulur në Kremlin, por në Kiev apo gjetkë në Ukrainë.

I pyetur drejtpërdrejt nëse vërtetë është e pamundur që Ukraina të fitojë luftën, Ydstebø është i qartë, dhe thotë;

Është plotësisht e mundur që Ukraina të fitojë luftën. Ajo që e përcakton këtë është kryesisht industria e luftës Perëndimore. Diçka për të cilën vetë Ukraina është e qartë. Ata mund të përballojnë luftimet, për sa kohë që marrin armë nga Perëndimi dhe Europa!

Gjëja e fundit që deshtën në bisedën dy-orëshe, e cila fillimisht supozohej të ishte një intervistë, por që më shumë i ngjante një tirade të vetme të gjatë të Putinit, pak kohë iu kushtua edhe një zgjerimi të mundshëm të luftës në drejtim të Polonisë dhe Letonisë, fraza këto të cilat janë ndëgjue shumë herë si kërcënime të rradhës nga kabineti i Kremlinit, ose propaganda e frikësimi nga Perëndimi, siç e përshkroi Putini!

(Pse ta bëjmë këtë?

Ne nuk kemi asnjë interes në Poloni, Letoni apo askund tjetër.

Është thjesht përhapja e kërcënimeve, tha Putin në intervistë)!.

Ydstebø beson se ka më shumë realizëm në këtë lojë.

Gjëja e fundit për rusët është një luftë me NATO-n.

Sepse, të përfshihen në luftë, një ose dy nga ato vende atje, praktikisht Rusia është në luftë me NATO-n, thotë kreu i fuqisë tokësore në Shkollën e Luftës dhe shton:

Si të thuash, sot e gjithë ushtria ruse është mbërthyer në Ukrainë, kështu që ata nuk kanë forca tokësore për t'u rreshtuar. Si në ajër ashtu edhe në det, ata janë të pafuqishëm kundër NATO-s.

Por a ekziston një frikë e pabazuar evropiane se pikërisht Polonia dhe Letonia mund të pushtohen?

Jo, nuk mendoj ashtu," thotë Sæther, i cili merr pjesë në programin e Ukrainës dhe shpjegon:

Ka arsye të mira për këtë, njëra është se ka pasur deklarata mjaft të forta për efektin se si Polonia ashtu edhe vendet Baltike mund të jenë në radhë! Fjalët kan ardhur nga njerëz të lartë të aparatit shtetëror rus.

Aspekti tjetër është se; nëse fokusohemi  tek Ukraina, çfarë është thënë dhe bërë atje me kalimin e kohës, atëherë të gjithë jemi dëshmitarë se Rusia e tha më heret se nuk ka ambicie sulmuese as në Ukrainë. Më vonë, në vitin 2022 doli se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, përfundon Sæther!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat