Putin e uron Vuçiqin për festën kombëtare, ia përmend përputhjet e interesave themelore të kombit vëllazëror serb dhe rus

Evropë

Putin e uron Vuçiqin për festën kombëtare, ia përmend përputhjet e interesave themelore të kombit vëllazëror serb dhe rus

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:07
Foto nga takimi

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për festën e tij kombëtare, duke shprehur besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen dhe forcohen në të gjitha aspektet.

“Merrni urime të përzemërta me rastin e festës kombëtare – Ditës së shtetësisë së Serbisë. Marrëdhëniet midis vendeve tona bazohen në traditat shekullore të miqësisë, afërsisë kulturore dhe shpirtërore.

Jam i bindur se do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin strategjik ruso-serb në të gjitha aspektet, të zhvillojmë bashkëpunim konstruktiv në fusha të ndryshme”, tha Putin.

Serbia feston Ditën e Shtetësisë – duke përkujtuar Kryengritjen e Parë Serbe në 1804 dhe Sretenje në 1835, kur u miratua Kushtetuta e Sretenjës Kjo “pa dyshim përputhet me interesat themelore të kombeve tona vëllazërore”, tha presidenti i Rusisë, dhe i uroi Vuçiqit “shëndet e suksese, dhe lumturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat