Macron reagon për vdekjen e Navalnyt: I përulem guximit të tij

Evropë

Macron reagon për vdekjen e Navalnyt: I përulem guximit të tij

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 18:43
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vdekjes së opozitarit rus, Alexei Navalny në burgjet ruse.

Marcon tha se shpirtrat e lirë dërgohen në “gulag” (kampe internimi) dhe sipas tij, dënohen me vdekje.

“I përulem kujtimit të Alexei Navalny, përkushtimi dhe guximit të tij. Mendimet e mija janë me familjen e tij, të dashurit dhe popullin rus”, tha Macron, shkruan BBC.

Navalny ishte opozitari më i zëshëm, i cili ishte arrestuar në Rusi pas kritikave ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat