Dolën në rrugë pas vdekjes së papritur të Navalnyt, policia ruse ndalon protestuesit në Shën Petersburg

Evropë

Dolën në rrugë pas vdekjes së papritur të Navalnyt, policia ruse ndalon protestuesit në Shën Petersburg

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ruse vazhdoi të ndalonte protestuesit në Shën Petersburg që dolën në rrugë pasi kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u raportua i vdekur.

Navalny, kundërshtari më i frikshëm i presidentit rus Vladimir Putin, u rrëzua dhe vdiq të premten pas një shëtitjeje në koloninë penale të Arktikut “Ujku Polar”, ku po vuante një dënim prej tre dekadash burg, tha shërbimi rus i burgut.

Vdekja e Navalny-t, një ish-avokat 47-vjeçar, i heq opozitës ruse një nga liderët më të guximshëm dhe karizmatik, ndërsa Putini përgatitet për një zgjedhje që do ta mbajë ish-spiunin e KGB-së në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Navalny u bë i njohur më shumë se një dekadë më parë duke folur publikisht – dhe duke dokumentuar – atë që ai tha se ishte korrupsioni dhe pasuria e madhe mes “mashtruesve dhe hajdutëve” që drejtuan Rusinë e Putinit. Njerëzit në qytete të ndryshme sollën lule në monumentet e viktimave të represionit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat