Zelensky në Mynih: Edhe sa do ta lërë bota Rusinë që të jetë kështu?

Evropë

Zelensky në Mynih: Edhe sa do ta lërë bota Rusinë që të jetë kështu?

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:31
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi në Konferencën e Mynihut për Siguri të shtunën, tha se ky vit duhet të jetë koha për rikthimin e plotë të rendit botëror të mbështetur në rregulla.

Duke folur në një sallë të mbushur me udhëheqës botërorë në qytetin jugor të Gjermanisë, ai tha se “nuk është askush për të cilin lufta e vazhdueshme në Evropë nuk paraqet kërcënim”, raporton gazeta “The Guardian”.

“Kjo është luftë e Rusisë kundër çfarëdo rregulle në përgjithësi, por sa gjatë do ta lërë bota Rusinë që të jetë kështu? Kjo është pyetja kryesore sot” – tha më tej presidenti ukrainas.

“Ndoshta njerëzit do të detyrohen që të jetojnë në një botë ku luftërat lokale nuk do të mbeten lokale. Çfarëdo shpërthimi i një lufte rrezikon që të shndërrohet në katastrofë globale” – paralajmëroi ai.

“Ndoshta përdorimi i ushqimit dhe migrimit si armë do t’i thyejë baraspeshat ekzistuese rajonale dhe do të minojë shumë sisteme politike, jo vetëm në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme, në Afrikë, në [të dyja] Amerikat” – shtoi Zelensky.

“Janë qindra “ndoshta” të tilla. Më 23 shkurt 2022, asnjëra prej tyre nuk ekzistonte. Tani, ato janë pjesë e realitetit dhe ajo që na mungon në këtë realitet: siguria. As për shtetin më të madh, as për më të voglin. Ne duhet ta bëjmë sigurinë realitet përsëri” – porositi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat