Pse nuk është i rëndësisshëm pushtimi rus i Avdiivkas, tregon analisti ushtarak britanik

Evropë

Pse nuk është i rëndësisshëm pushtimi rus i Avdiivkas, tregon analisti ushtarak britanik

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Rusët “po kërkojnë të rritin moralin e ushtrisë” dhe pushtimi i qytetit ukrainas, Avdiivka është më “shumë simbolik” se sa i ndonjë rëndësie strategjike, tha analisti ushtarak britanik, Sean Bell.

Bell tha se Avdiivka ishte bombarduar vazhdimisht në katër muajt e fundit nga forcat ruse dhe kishte qenë pamja e disa prej “betejave më të ashpra dhe më të përgjakshme”.

Analisti ushtarak tha gjithashtu se aeroplanët luftarakë rusë kishin lansuar në qytet deri në 60 bomba në ditë, raporton skynews.

“E gjithë kjo do të thotë se Ukraina, e cila ka pasur mungesë artilerie, ka të ngjarë të ketë mungesë edhe të raketave”, tha ai dhe shtoi se “pra, ka qenë një luftë e egër për Avdiivkan”.

I pyetur se sa i rëndësisshëm është qyteti për të presidentin rus, Vladimir Putin, Bell tha se “ai nuk është strategjikisht i rëndësishëm, por është shumë simbolik”.

“Kjo ka qenë një ndërmarrje tepër e kushtueshme për rusët, por kjo reflekton se ata po kërkojnë një nxitje në moral”, pohoi ai.

Bell vazhdoi duke thënë se kjo ishte “e gjitha pjesë e operacionit të posaçëm ushtarak të Putinit të krijuar për të marrë Donbasin dhe për të siguruar lidhjen me Krimenë”.

Nuk duket se do të jetë një bazë e mirë për fazën tjetër. Duket më shumë simbolike, shumë më tepër si një mundësi për Putinin për të demonstruar se ka korrur një sukses para zgjedhjeve presidenciale”, përfundoi ai.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat ukrainase janë tërhequr për shkak të mungesës së municionit dhe shpëtimit të jetës së njerëzve ndërsa ushtarët do të qëndrojnë në periferi të Avdiivka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat