TikTok nën lupën e BE-së: Mbrojtja e të rinjve ka probleme

Evropë

TikTok nën lupën e BE-së: Mbrojtja e të rinjve ka probleme

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Komisioni i BE-së pas X tani po shënjestron edhe platformën TikTok të preferuar nga të rinjtë. A e shkelin kinezët ligjin e BE-së për shërbimet digjitale?

Që nga vera e vitit të kaluar sipërmarrja kineze TikTok dhe të tjera platforma të mëdha në internet duhet të respektojnë ligjin e BE-së për shërbimet digjitale (DSA). Qysh përpara dy muajsh Komisioni i BE-së si autoriteti përgjegjës për mbikqyrjen shprehu dyshime ndaj koncerneve të mëdha të internetit dhe se TikTok nuk i respekton këto norma mjaft rigoroze, krahasuar në nivel ndërkombëtar. Hetimet paraprake kanë nisur ndërkohë dhe TikTok-ut u pozicionua. Por sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shpjegimet nga ana e TikTok-ut kanë qenë të pamjaftueshme.

Për këtë arsye komisari përgjegjës për politikën Industriale, Thierry Breton, komunikoi përmes platformës X, se ka nisur zyrtarisht një procedurë kundër TikTok-ut. Nëse autoriteti i BE-së konstaton shkelje, kërcënojnë gjoba të majme. Gjoba mund të arrijë deri në pesë përqind të xhiros ditore të TikTok-ut. Por se sa është aktualisht xhiroja e TikTok-ut nuk dihet, sepse kjo platformë nuk i bën publike shifrat e biznesit të vet.

Por nuk është vetëm TikTok nën lupën e Komisionit të BE-së, ndërkohë që nga dhjetori vazhdon një proces kundër platformës X lidhur me dyshimet për përhapje të informacioneve të rreme dhe përmbajtjeve me bazë urrejtjeje. Po ashtu po zhvillohen hetime paraprake edhe ndaj të tjera platformave në rrjet. Procesi kundër TikTok-ut mund të zgjasë me muaj. Platforma e videove, që sipas të dhënave numëron rreth 142 milionë përdorues në muaj në Europë, mund t’u kundërvihet me proces gjyqësor vendimeve të verifikuesve të BE-së. Në mbarë botën mbi një miliardë njerëz përdorin çdo muaj TikTok-un.Mangësi në mbrojtjen e të rinjve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat