Sikurse Vuçiqit, Putin ia dha Dodikut dekoratën e dytë më të lartë të Rusisë

Evropë

Sikurse Vuçiqit, Putin ia dha Dodikut dekoratën e dytë më të lartë të Rusisë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:33
Foto nga takimi

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin i dorëzoi sot në Kazan, “Urdhrin e Aleksandër Nevskit”, Milorad Dodikut, presidentit të entitetit të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës.

Dodik u nderua për “kontributin e madh: në zhvillimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe forcimin e partneritetit me Republikën Serbe, raporton klix.ba.

“Për një kontribut të madh në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe Bosnje-Hercegovinës, forcimin e partneritetit me Republikën Serbe, i jepet Urdhri Aleksandar Nevskit, Milorad Dodikut, President i Republikës Serbe”, thuhet në dekretin e nënshkruar më herët nga kreu i shtetit rus.

“Urdhri i Aleksandër Nevskit” është “Urdhri i Meritës i Federatës Ruse”, i emëruar për nder të Shën Aleksandër Nevskit (1220–1263) dhe u jepet nëpunësve civilë për njëzet ose më shumë vite shërbim jashtëzakonisht meritor.

Ai u krijua nga Bashkimi Sovjetik si nder ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore, më saktë me Dekretin e Presidiumit të Sovjetit Suprem të BRSS të datës 29 korrik të vitit 1942.

Ndryshe, në vitin 2019, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori të njëjtin urdhër nga presidenti rus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat