BE-ja në mars ia dërgon Ukrainës 4.5 miliardë euro

Evropë

BE-ja në mars ia dërgon Ukrainës 4.5 miliardë euro

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:16
Ursula von der Leyen

Javën e ardhshme ka gjasë të bëhet transferi i parë nga paketa 50 miliardëshe e Bashkimit Evropian si ndihmë për Ukrainën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar gjatë vizitës në Kiev në dyvjetorin e nisjes së pushtimit rus, se në mars do të barten 4.5 miliardë euro, raporton Kyivindependent.

27 vendet anëtare të BE-së janë pastruar më 1 shkurt për krijimin e pakos 50 miliardëshe për ta ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Deri më tani blloku ka dërguar 28 miliardë euro asistencë ushtarake për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat