Protesta pro Palestinës, aktivistët bllokojnë urën ikonike të Londrës

Evropë

Protesta pro Palestinës, aktivistët bllokojnë urën ikonike të Londrës

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 08:36
Protesta

Protestuesit pro-palestinezë detyruan policinë në Londër që të mbyllte urën ikonike “Tower Bridge” mbrëmje e së shtunës pasi ndezën flakadanë dhe paralizuan trafikun, teksa shprehnin kërkesat e tyre për një armëpushim në Gaza.

Aktivistët valëvitën flamujt palestinezë dhe mbanin një pankartë gjigante ku shkruhej “Shpëtoni Gazën, armëpushim tani”, teksa marshonin përtej urës.

Marshimin e drejtonin disa të rinj me daulle, ndërsa protestuesit duartrokisnin dhe brohoritnin “Palestina e lirë, e lirë”. Ura u rihap pasi policia e qytetit të Londrës iu përgjigj tubimit dhe protestuesit u shpërndanë pak orë më pas.

Marshimi në “Tower Bridge” vjen në një kohë kur zyrtarët izraelitë përgatiten të takohen sonte për të dëgjuar përparimin e mundshëm në negociatat e ndërmjetësuara për një armëpushim të ri në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat