Filloi ta fyej të riun, ushtari i dehur rus e pëson keq – nokautohet

Evropë

Filloi ta fyej të riun, ushtari i dehur rus e pëson keq – nokautohet

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 19:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq shkëmbimin e fjalëve të rënda dhe një rrahje brutale mes ushtarit të dehur rus, i cili pretendoi se ishte pjesëmarrës në luftën në Ukrainë dhe një personi tjetër, shkruan Newsweek.

Pamjet shfaqin ushtarin rus që rrahet brutalisht, kurse videoja është publikuar në X nga Dmitri nga WarTranslated, një projekt i pavarur që përkthen materialet për luftën.

Mbetet e paqartë se ku dhe kur është filmuar kjo video. Newsweek nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e videos, dhe ka kontaktuar ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Janë bërë raportime të shumta për trupat ruse që janë rrahur me t’u kthyer në shtëpi nga vija e frontit në Ukrainë.

Në janar, komiteti hetues i Rusisë njoftoi se kishte hapur rast kundër tre personave nën akuzën për “akte huliganizmi”, duke sulmuar një ushtar rus në qytetin Chelyabinsk në natën e ndërrimit të moteve.

Në video, ushtari rus i thotë të riut se sapo është “kthyer” nga Ukraina.

“Ne po luftojmë atje për ju, por ju nuk po na respektoni”, thotë ushtari rus.

“Pse nuk ju respektojmë”, përgjigjet i riu para se ta pyeste ushtarin se pse e ofendoi në dyqan disa minuta më herët.

Pavarësisht lutjeve të shumta që ia kishte bërë që ta lërë të qetë, i riu në një moment humb durimin dhe fillon ta godasë ushtarin e dehur rus, i cili rrëzohet në tokë.

Aty e pëson edhe një burrë tjetër që me gjasë ishte me ushtarin, pavarësisht se pretendonte se nuk ishte i përfshirë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat