“Vuçiq njihet për mbështetjen e tij për Rusinë”: Çfarë shkruajnë mediat ukrainase për takimin e presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë në Tiranë?

Evropë

“Vuçiq njihet për mbështetjen e tij për Rusinë”: Çfarë shkruajnë mediat ukrainase për takimin e presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë në Tiranë?

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 17:14
Volodymyr Zelensky, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha mbrëmë në Tiranë se në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai falënderoi Serbinë për mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për ndihmën humanitare dhe financiare dhe për pranimin e refugjatëve nga vendi i tij.

Pas takimit me Vuçiqin në margjinat e samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, Zelensky shkroi në X se ai vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e planit të paqes për Ukrainën, të cilin ai po e përgatit me liderët e vendet aleate.

“Ne ramë dakord për kontakte të mëtejshme me qëllim të zgjerimit të mbështetjes ndërkombëtare për planin (tonin) të paqes,” tha Zelensky.

Pas takimit, Vuçiq tha se ka pasur bisedën më të hapur me Zelenskyn deri më tani për të gjitha temat e rëndësishme – për integritetin territorial të të dy vendeve, respektimin e Kartës së OKB-së, për iniciativat për paqen në Ukrainë dhe rrugën për të arritur paqen.

Mediat ukrainase kanë raportuar edhe për bisedën mes Zelenskyt dhe Vuçiqit.

Çfarë kanë përcjellë?

Gjatë samitit Ukrainë-Evropë Juglindore në Tiranë, Presidenti Zelensky u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i njohur për mbështetjen e tij ndaj Rusisë dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes të Ukrainës, shkruan Ukrainas Euromaiden.

Siç shtohet në tekst, Zelensky ndër të tjera ka falënderuar Vuçiqin për mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“New Voice of Ukraine” shkruan ndër të tjera se “udhëheqësit kanë planifikuar gjithashtu përpjekje të mëtejshme diplomatike për të zgjeruar mbështetjen ndërkombëtare për Kievin”.

“Zelensky paralajmëroi vazhdimin e destabilizimit global nëse Rusia nuk ekspozohet ndaj presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar për të ndalur pushtimin e saj në Ukrainë”, shkruan ndër të tjera New Voice of Ukraine për samitin në Tiranë.

“Gjatë samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili njihet për lidhjet e tij të forta me Rusinë”, shkruan Ukrainska Pravda.

Siç shtojnë ata, Vuçiq ka deklaruar gjithashtu se nuk do të lejojë që sanksionet kundër Rusisë të përmenden në deklaratën përfundimtare të samitit.

Kyiv Post, në tekstin “Zelensky kërkon nga Ballkani Perëndimor të prodhojë pajisje ushtarake për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë”, thekson se Serbia, vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, “ka sektorin më të madh të mbrojtjes në rajon dhe në vitin 2021 ka eksportuar rreth 1.2 miliardë dollarë armë dhe pajisje ushtarake”.

“Por ndërsa Serbia e dënoi luftën ruse dhe Vuçiq e përshëndeti ngrohtësisht Zelenskyn në Tiranë, Beogradi ende refuzon të harmonizojë politikën e tij të jashtme ndaj Rusisë me Bashkimin Evropian. Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE dhe vazhdon të ushqejë lidhjet tregtare dhe politike me Moskën. Në një dokument konfidencial të Pentagonit, i cili u zbulua në prillin e kaluar, sugjerohet se Serbia ka pranuar t’i dorëzojë armët Kievit ose se i kishte dërguar ato duke mbajtur publikisht distancën, të cilën Vuçiq e mohoi”, shkruan Kyiv Post. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat