​Parlamenti miraton projektligjin për krijimin e universiteteve private në Greqi

Evropë

​Parlamenti miraton projektligjin për krijimin e universiteteve private në Greqi

Më: 9 mars 2024 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Projektligji për themelimin e universiteteve private në Greqi kaloi me shumicë votash në seancën plenare të parlamentit të premten mbrëma, në fuqinë e votave të partisë ‘Demokracia e Re’ në pushtet.

Të gjitha partitë opozitare hodhën poshtë projektligjin për "Përforcimin e universiteteve shtetërore - Kuadri për funksionimin e degëve jofitimprurëse të universiteteve të huaja".

Pas një debati treditor në të cilin kryeministri Kyriakos Mitsotakis foli për një ndryshim rrënjësor në arsim dhe partitë opozitare thanë se universitetet private do të çonin në shkatërrimin e universiteteve shtetërore.

Gjatë votimit për parimet e projektligjit, morën pjesë 299 deputetë, ku 159 deputetë (158 nga ND dhe deputeti i pavarur X. Katsivardas) votuan pro, 129 votuan kundër, dhe 11 u deklaruan 'të pranishëm'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat