Deklaratat e Papa Françeskut për Ukrainën nxitën reagime të ashpra

Evropë

Deklaratat e Papa Françeskut për Ukrainën nxitën reagime të ashpra

Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:32
Foto nga takimi

Deklaratat e Papa Françeskut që tha se Ukraina duhet të ketë “kurajo për ngritjen e flamurit të bardhë” në luftën e saj kundër Rusisë, ka nxitur një valë kritikash – duke kërkuar nga Vatikani që shpejt të sqarohen lidhur me komentet e liderit të Kishës Katolike.

“Mendoj se më i forti është ai që shikon ngjarjen, mendon për popullin dhe ka kurajo për flamur të bardhë – dhe negociata”, tha Françeku në një intervistë të regjistruar në shkurt me RSInë, transmetuesin zviceran.

Siç raporton Newsweek, një pjesë e kësaj interviste u publikua të shtunën, kurse i intervistuari përdor termin “flamuri i bardhë”,.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë javën e kaluar se Ankaraja është e “gatshme të organizojë një samit të paqes” në të cilin do të merrte pjesë edhe Rusia, pas një takimi që lideri turk pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kievi vazhdimisht ka theksuar se nuk do të negociojë me Moskën, dhe nuk do të pranojë që Rusia të marrë nën kontroll çfarëdo pjese të territorit të njohur ndërkombëtarisht si territor i Ukrainës.

Në anën tjetër presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja është “gati të organizojë një samit të paqes kur Rusia do të merrte pjesë në të.

Ky koment i tij  vjen pas takimit që pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. E lideri ukrainas tha se në një samit të tillë “nuk sheh vend për Rusinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat