Parlamenti Evropian miraton ligjin e ri për lirinë e medias

Evropë

Parlamenti Evropian miraton ligjin e ri për lirinë e medias

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:05
Parlamenti Evropian

BE thotë se do të japë më shumë mbrojtje për gazetarët nga ndërhyrjet e politikës, me një ligj të ri për lirinë e medias në Parlamentin Evropian.

Legjislacioni i mbështetur me votë nga 464 eurodeputetë, 92 kundër e 65 abstenim, raportohet se ngre lart pavarësinë editoriale dhe kërkon gjithashtu të përmirësojë transparencën në pronësinë e mediave.

Komisionerja e BE për transparencën Vera Jourova, vlerësonte atë që quante “votë historike”, duke komentuar në rrjetet sociale “media e pavarur është esenciale për një demokraci, dhe për demokracinë është detyrë ta mbrojë atë”.

Grupi i të drejtave dhe mbrojtjes së pavarësisë së medias Gazetarët Pa Kufij (RSF), e mirëpriti lëvizjen.

“Ky ligj shënon një hap përpara për të drejtën e informacionit në Bashkimin Evropian, tha përfaqësuesja e zyrës së RSF në Bruksel, Julie Majerczak, teksa bënte thirrje që dhe vendet anëtare të BE ta zbatonin me forcë direktivën.

Teksti i ligjit është prezantuar fillimisht nga Komisioni Evropian në 2022 pas kritikave për përkeqësim të pluralizmit dhe pavarësisë së medias në disa vende të BE, kryesisht pas skandalit të spiunazhit ndaj gazetarëve me programe si Pegasus e Predator, që u regjistruan asokohe në Poloni e Hungari, shkruan rrjeti AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat