Momente tmerri në një port: Anija gjigante përplaset me tre vinça, i rrëzon një nga një

Evropë

Momente tmerri në një port: Anija gjigante përplaset me tre vinça, i rrëzon një nga një

Më: 16 mars 2024 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Një anije gjigante 368 metra e gjatë u përplas me vinçat në bregun e portit Evyapport në lagjen Körfez të Kocaelit, Turqi.

Sipas mediave të huaja, si pasojë u rrëzuan vinça të mëdhenj dhe momentet e tmerrit u kapën nga kamerat.

Kështu, siç bëhet e ditur më tej, anija nuk mundi të ndalonte dhe u përplas me tre vinça në portin Evyapport.

Vinçat ranë një nga një, si një efekt domino, me zhurmë të madhe.

Pas raportimit të ngjarjes, aty janë dërguar ekipe shëndetësore, policore dhe zjarrfikëse.

Ekipet kanë mbërritur në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër dhe kanë kontrolluar zonën për të zbuluar nëse ka të lënduar.

Mungesa e punëtorëve dhe operatorëve të vinçave në momentin e aksidentit parandaloi një fatkeqësi të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat