Dyshimet se është agjente e Rusisë, nisin procedurat ligjore ndaj eurodeputetes letoneze

Evropë

Dyshimet se është agjente e Rusisë, nisin procedurat ligjore ndaj eurodeputetes letoneze

Më: 16 mars 2024 Në ora: 21:36
Tatjana Zhdanoka.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë i Letonisë, ka nisur procedurat ligjore ndaj deputetes së Parlamentit Evropian, Tatjana Zhdanoka.

Shtetasja e këtij shtetit dyshohet për bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe shërbimet e sigurisë, raporton Associated Press.

Mediat në Letoni kanë raportuar se shërbimi i VDD-së është duke hetuar aktivitetet e 73-vjeçares dhe lidhjet e saj të dyshimta me Rusinë në javët e fundit.

Nga janari ka pasur raportime se Zhdanoka është agjente e Shërbimit Federal Rus të Sigurisë, apo FSB, që nga vitit 2004.

Ajo i ka mohuar të gjitha dyshimet që rëndojnë mbi të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat