​Ambasada e SHBA në Bosnjë: Dodik e partnerët e tij treguan përbuzje për demokracinë

Evropë

​Ambasada e SHBA në Bosnjë: Dodik e partnerët e tij treguan përbuzje për demokracinë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 21:35
Milorad Dodik

Konkluzionet dhe ligji, të cilin kreu i Republikës Serbe Milorad Dodik dhe partnerët e tij në koalicionin qeverisës të Republikës Serbe nxorën dje përmes Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe (NSRS), përfaqësojnë sulm direkt ndaj strukturës shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovina dhe Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, është bërë e ditur sonte nga Ambasada amerikane në Sarajevë.

“Siç bëjnë shpesh Dodik dhe partnerët e tij, ata treguan përbuzje për demokracinë dhe pluralizmin politik, duke përdorur gjuhë të egër duke iu drejtuar anëtarëve të asamblesë që kundërshtuan ato masa”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane vlerësoi se kjo fatkeqësisht është në përputhje me fushatën aktuale të Dodik, qëllimi i së cilës është privimi i qytetarëve të Republikës Serbe nga të drejtat dhe liritë e tyre themelore.

"Nuk është për t'u habitur që Dodik dhe lajkatarët e tij sulmuan atë që Përfaqësuesi i Lartë bëri kohët e fundit me synimin për të forcuar integritetin e procesit zgjedhor, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kërcënim ekzistencial për partitë që mbështeten në mashtrime për të qëndruar në pushtet," thuhet tutje në deklaratë.

Ambasada e SHBA-së shtoi se projektligji zgjedhor i RS që u miratua dje do të uzurponte kompetencat shtetërore dhe do të krijonte një sistem paralel zgjedhor, duke gjykuar se ai është një shembull tjetër i politikës shkatërruese antiDejton të Dodik, e cila qëndron në rrugën e integrimit të BeH në institucionet euroatlantike.

Ambasada deklaroi se progresi që BeH arriti kohët e fundit në procesin e integrimit evropian, kur Këshilli Evropian dha "dritën jeshile" për fillimin e procesit të negociatave, ishte i mirëpritur dhe i arritur pavarësisht dhe jo falë Dodik.

"Nëse Dodik dëshiron të lehtësojë mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë dhe të përshpejtojë integrimin e BeH në institucionet evropiane, ai mund ta bëjë këtë duke u angazhuar në negociata konstruktive që synojnë arritjen e konsensusit dhe kompromisit, si dhe duke pranuar reformat që janë në përputhje me standardet evropiane, në vend që t'iu rezistojë atyre me një politikë bllokimi, shantazhi dhe maltretimi,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se seanca e djeshme e NSRS-së është një tjetër dëshmi se Dodik "nuk i intereson njerëzit e këtij vendi, përfshirë banorët e RS", dhe se ai është i gatshëm të sakrifikojë prosperitetin e zgjedhësve të tij për interesat e veta politike dhe financiare.

“SHBA-ja ofron mbështetje të fortë për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës dhe do të vazhdojë të përdorë mjetet që ka në dispozicion në përgjigje të veprimit antiDejton”, theksohet në deklaratë.

Parlamenti i RS-së mbrëmë ka miratuar konkluzionet në të cilat, ndër të tjera, kërkohet nga Këshilli për Zbatimin e Paqes (IPK) që të tërheqë të gjitha vendimet e Përfaqësuesit të Lartë Christian Shmidt dhe njoftuan tërheqjen e përfaqësuesve serbë nga vendimet e institucioneve shtetërore nëse kjo nuk ndodh.

Sipas draftit të miratuar të Ligjit Zgjedhor të RS, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, dhe jo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i BeH do të ketë autoritetin për të zhvilluar zgjedhjet lokale në këtë entitet të BeH, deputetët e Asamblesë Kombëtare të RS, presidenti dhe nënkryetari i RS, si dhe delegatë në Dhomën e Popullit të BeH nga RS.

KQZ-ja e BH-së, siç njoftoi më parë Dodik, do të ketë autoritetin e vetëm për zgjedhjet e përfaqësuesve në Dhomën e Përfaqësuesve të BeH nga RS dhe anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat