Holandë: Policia arreston personin që dyshohet se mori peng disa persona

Evropë

Holandë: Policia arreston personin që dyshohet se mori peng disa persona

Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:04
Policia holandeze në Ede, afër vendit ku janë marrë peng disa persona.

Autoritetet në veri të Holandës kanë njoftuar se ka përfunduar paqësisht pengmarrja e disa personave të shtunën, më 30 mars. Policia ka tha se ka arrestuar të dyshuarin, i cili po mbante një maskë, në momentin tentoi të dilte nga ndërtesa e rrethuar nga zyrtarët policorë.

“Të gjitha pengjet janë liruar. Një person është arrestuar. Nuk mund të ndajmë informacione të tjera për momentin”, u tha në deklaratën e policisë.

Disa persona, përfshirë punonjës të kafes Petticoat në qytetin Ede u morën peng mëngjesin e së shtunës.

Motivi është i paqartë, por policia paraprakisht deklaroi se nuk ka tregues se ngjarja ka motive terroriste.

I dyshuari doli nga kafeneja, vendosi duart prapa kokës së tij, u gjunjëzua para se të prangosej nga policia.

Njësitë kundër mjeteve plasëse kishin dalë në afërsi të ndërtesës që gjendet në qendër të qytetit.

Rrugët afër zonës u evakuuan dhe trenat ndalën shërbimet.

Ede gjendet rreth 80 kilometra larg Amsterdamit.

Gazeta kombëtare de Telegraaf kishte raportuar, duke u thirrur në disa burime anonime, se personi që mori pengjet kishte qenë i armatosur dhe po bartte mjete plasëse.?REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat