A ka më pushtet Erdogan? Gazetari nga Turqia jep detaje

Evropë

A ka më pushtet Erdogan? Gazetari nga Turqia jep detaje

Më: 1 prill 2024 Në ora: 13:53
Rexhep Tajip Erdogan

Partia kryesore opozitare e Turqisë ka siguruar një fitore të madhe në qytetet kryesore të Stambollit dhe Ankarasë.

Rezultatet janë një goditje për Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte shpresuar të rimarrë kontrollin e qyteteve më pak se një vit pasi ai pretendoi një mandat të tretë si president, shkruan BBC.

Gazetari shqiptar në Turqi Sokol Brahaj tha në një intervistë për Euronews Albania se pas 30 vjetësh Erdogan ka hmbur të gjitha minibashkitë e Stambollit dhe bashkitë e mëdha, përfshirë Bursën dhe Ankaranë.

Ai tregoi se e vetmja zonë ku një bashki e madhe është në diskutim mes partisë së Erdogan dhe opozitës është ajo e prekur nga tërmeti vdekjeprurës i një viti më parë që shkaktoi mbi 50 mijë viktima.

“Pas 30 vjetësh Erdogan shkon në një pikë që humb të gjitha minibashkitë e Stambollit, edhe qytetet e mëdha dhe Erdogan tashmë është larguar plotësisht nga bregdeti dhe asnjë minibashki sado e vogël, nuk është e Erdogan, as në vijën bregdetare të Egjeut as të detit Marmara. Kandidatët e Erdogan kanë qenë shumë të dobët, Kurum ka bërë gafa që kanë tronditur opinionin publik. Erdogan ka arritur të mbrojë votën në të gjithë zonën që një vit më parë u godit nga tërmeti vdekjeprurës”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat