Ministeriali i Jashtëm i NATO-s mbledh për herë të parë 32 aleatët

Evropë

Ministeriali i Jashtëm i NATO-s mbledh për herë të parë 32 aleatët

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:16
Pjesëtarë të vendeve anëtare të NATO-s

Në Bruksel duke nisur nga kjo e martë, për dy ditë radhazi do të takohen ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike – NATO.

Ky takim do të mbledhë për herë të parë 32 aleatët, derisa Suedia do të ulet për herë të parë në tryezë pas bashkimit më 7 mars.

Suedia ka pasur politikë 200-vjeçare të mosrreshtimit ushtarak. Para se Vladimir Putin ta pushtonte Ukrainën në shkurt të 2022-ës, sondazhet tregonin se më pak se një e treta e suedezëve mbështesnin bashkimin me NATO-n.

Pas pushtimit, ¾ e tyre kishin shprehur dëshirën për bashkim.

“Suedezët panë diçka të thellë: nëse Putin kishte vullnetin që të provonte për ta fshirë nga harta një fqinj, mandej ai nuk do të ndalej”, thotë NATO përmes një qëndrimi.

“Tani NATO është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat