Ukrainasit shkatërrojnë tankun tre milionë dollarësh të rusëve

Evropë

Ukrainasit shkatërrojnë tankun tre milionë dollarësh të rusëve

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Ukrainasit po vazhdojnë me sukses të përballen me forcat pushtuese ruse.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë qindra video të aksioneve të suksesshme të ukrainasve.

Së fundi, “Ukrainian Front” ka publikuar një video të një sulmi të suksesshëm me dron të ushtrisë së Ukrainës.

Së fundi raportohet se u shkatërrua tanku rus T-80BV pranë fshatit Krasnohorivka, rajoni Donetskut.

Një T-80 kushton afërsisht tre milionë dollarë. Megjithatë, T-80 është modeli më themelor dhe versioni më i avancuar kushton rreth katër milionë dollarë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat