​Arrestohet aktivistja për klimën Greta Thunberg

Evropë

​Arrestohet aktivistja për klimën Greta Thunberg

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia holandeze arrestoi aktivisten për klimën Greta Thunberg në protestat e sotme në Hagë, njoftuan mediat.

Policia lokale e futi Gretën në një autobus së bashku me protestuesit e tjerë që u përpoqën të bllokonin autostradën kryesore drejt Hagës.

Thunberg iu bashkua protestës së qindra aktivistëve dhe ajo u ndalua në momentin kur iu bashkua një grupi prej rreth njëqind personash që u përpoqën të bllokonin autostradën A12.

Në muajt e fundit, aktivistët kanë tentuar dhjetëra herë të bllokojnë të njëjtën autostradë, duke kërkuar heqjen e të gjitha subvencioneve për përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

Në protestat e mëparshme, policia i çoi protestuesit e ndaluar në një pjesë tjetër të qytetit, por ata u liruan shpejt pa pasoja të mëtejshme. Policia lokale nuk ka komentuar arrestimin e Thunberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat