Francezja thyen rekordin botëror për ngjitjen me litar në Kullën Eiffel

Evropë

Francezja thyen rekordin botëror për ngjitjen me litar në Kullën Eiffel

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:46
Anouk Garnier,

Francezja Anouk Garnier, 34 vjeçe theu djerekordin botëror në ngjitjen me litar pasi u ngjit në katin e dytë të Kullës Eiffel, 110 metra të lartë, në 18 minuta, si pjesë e një fushate për mbledhjen e parave për të mbështetur pacientët me kancer.

“Ëndrra ime është realizuar. Nuk kam dyshuar kurrë se do ta arrij”, ka thënë Garnier menjëherë pas ngjitjes së suksesshme, transmeton London Guardian.

Ajo shtoi se kishte shumë ulje-ngritje në rrugën drejt këtij rekordi dhe shpjegoi se koha nuk ishte gjithmonë aleati i saj.

Rekordin e mëparshëm botëror e mbante atleti i Afrikës së Jugut Thomas Van Tonder, i cili në vitin 2020 u ngjit 90 metra përgjatë litarit midis Kullave Soweto në Johanesburg.

Atletja daneze Ida Matilde Stinsgaard mbajti rekordin e femrave kur u ngjit në litarin 26 metra të lartë të Teatrit të Operas në Kopenhagë në vitin 2022, por tani Garnier mban rekordin si për ngjitjen më të lartë ashtu edhe për ngjitjen më të lartë në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat