Autobusi që transportonte dhjetëra nxënës doli nga rruga dhe u përmbys – detaje dhe pamje nga aksidenti i së dielës në Gjermani

Evropë

Autobusi që transportonte dhjetëra nxënës doli nga rruga dhe u përmbys – detaje dhe pamje nga aksidenti i së dielës në Gjermani

Më: 22 prill 2024 Në ora: 16:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një autostradë pranë Wenden midis Freudenberg dhe Olpe të dielën në mëngjes, një autobus që transportonte 67 nxënës doli nga rruga dhe u përmbys.

Si pasojë, siç kanë raportuar mediat e huaja, të lënduar kanë mbetur 27 nxënës dhe drejtuesi i autobusit.

Autoritetet kanë thënë se bëhet fjalë për nxënës dhe mësues nga një shkollë në Marburg, si dhe shoferin.

Siç raportohet më tej, katër nga nxënësit u lënduan aq rëndë sa iu desh të kalonin natën në spital ndërkohë që të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas policisë së Dortmundit, të rinjtë e lënduar janë 14 dhe 15 vjeç ndërsa me plagë të lehta në spital është dërguar edhe drejtuesi i autobusit – një 54-vjeçar.

Po sipas autoriteteve, pasi të gjithë pasagjerët në autobus kishin lidhur rripat e sigurimit dhe si rezultat nuk kishte të tillë me fatalitet.

Ndërkohë, një ditë pas aksidentit të autobusit, katër të rinj të lënduar – tri vajza dhe një djalë – mundën të largoheshin nga spitali.

Nxënësit ishin në një ekskursion shkollor me autobusin dykatësh dhe, sipas policisë, ishin nisur për në Angli.

Udhëtimi tani është anuluar ndërsa shkaku i aksidentit është ende i paqartë – por sipas gjetjeve fillestare nuk ka pasur akull në autostradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat