Dodik ‘trondit’ me deklaratën nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Evropë

Dodik ‘trondit’ me deklaratën nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:14
Dodik

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha se populli serb “kurrë nuk do të pajtohet me narrativën e Sarajevës politike dhe një pjesë të komunitetit ndërkombëtar rreth gjenocidit të supozuar në Srebrenicë”.

Dodik tha nga Shën Petersburgu se shtytja e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “po e shtyn Bosnjën dhe Hercegovinën drejt një ndarjeje paqësore”.

“Është një gënjeshtër e neveritshme se rezoluta do të përshpejtojë pajtimin. Është një sajesë që tregon qëllime propagandistike dhe asgjë tjetër. Kërkojmë vetëm që të respektohet letra e Dejtonit dhe letra e Kushtetutës”, thotë Dodik për RTRS, transmeton Oslobosjenje.

Ai vuri në dukje se “RS nuk dëshiron të pranojë shkeljen e vazhdueshme të rregulloreve”.

“Situata do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas 2 majit. Të pëlqen apo jo. Në marrëdhëniet tona të ndërsjella do të jetë Muri i Madh Kinez. Ne nuk duam të ndajmë ajër me boshnjakët, e lëre më vlera të tjera. Që i shtyni etiketën e një kombi gjenocidal një kombi të tërë dhe jeni të vetëdijshëm se ai nuk ka ekzistuar, ose më mirë se nuk ka ndodhur kështu”, deklaroi Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat