Studentët pro-palestinezë “pushtojnë” kampusin universitar të Parisit

Evropë

Studentët pro-palestinezë “pushtojnë” kampusin universitar të Parisit

Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një numër i madh i studentëve kanë protestuar brenda ndërtesës qendrore të kampusit Sciences Po në Paris dhe dhjetëra të tjerë kanë bllokuar hyrjen e saj.

Studentët e Parisit të frymëzuar nga demonstratat në kampuset amerikane, kanë bllokuar hyrjen e një ndërtese në një nga universitetet më prestigjioze franceze.

Bëhet e ditur se protesta pro-palestineze në Institutin e Studimeve Politike i njohur si Sciences Po, ka bërë që mësimi të zhvillohet online.

Protestuesit e mbledhur brohoritnin teksa në dorë mbanin pankarta ku shkruhej “Ne të gjithë jemi palestinezë”, shkruan euronews.

Universiteti me anë të një deklarate tha se i dënon fuqishëm këto veprime të studentëve që e pengojnë funksionimin e duhur të institucionit dhe i penalizojnë studentët e tjerë.

Louise, një nga protestueset e shumta, ka konfirmuar se veprimet e parisienëve ishin frymëzuar nga demonstratat e ngjashme në Universitetin Columbia të New York-ut dhe kampuset tjera të SHBA-së.

“Por para se gjithash, solidariteti ynë qëndron me popullin palestinez”, tha Louise.

Ndryshe, qindra studentë dhe madje edhe profesorë janë arrestuar në të gjithë SHBA-në, në mes të betejave me policinë të cilët tentojnë shpërndarjen e masës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat