Kievi thotë se Telegrami ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase

Evropë

Kievi thotë se Telegrami ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase

Më: 29 prill 2024 Në ora: 10:02
Logoja e aplikacionit Telegram. Fotografi ilustruese.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të "bot"-eve zyrtare, përfshirë chatbot-in e inteligjencës ukrainase.

"Sot, menaxhmenti i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të boteve zyrtare që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë botin kryesor të inteligjencës", njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill.

HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me "rregullat" dhe deklaratat publike" nga menaxhmenti i Telegramit.

“Me gjithë bllokimin e botit tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat