Ekzekutoi shokun e tij dhe më pas ia tërhoqi trupin zvarrë në rrugë, vihet në prangat e policisë i riu

Evropë

Ekzekutoi shokun e tij dhe më pas ia tërhoqi trupin zvarrë në rrugë, vihet në prangat e policisë i riu

Më: 6 maj 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Trupi i një 36-vjeçari është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës në një zonë periferike të Pavias në Itali.

Viktima raportohet se është vrarë në një apartament pas një debati nga miku i tij.

Ky i fundit më pas e ka tërhequr trupin e viktimës zvarrë në rrugë, duke e lënë në trotuar.

Kanë qenë kalimtarët, dëshmitarë të ngjarjes, që kanë njoftuar edhe blutë.

Policia raportohet se ka arrestuar autorin e dyshuar dhe vasësi dyshohet se ka pranuar vrasjen.

Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Pavias ku do të kryhet identifikimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat