Gëlltit drogën për t’i shpëtuar kontrollit, vdes 27-vjeçari

Evropë

Gëlltit drogën për t’i shpëtuar kontrollit, vdes 27-vjeçari

Më: 9 maj 2024 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar italian ka humbur jetën pasi gëlltiti disa doza droge për t’i shpëtuar kontrollit të policisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se incidenti ndodhi në via Manfredonia, në Quarticciolo, një nga sheshet më të mëdha të tregtisë së drogës në Romë.

Policia financiare ishte në vendngjarje dhe po kryente një kontroll kundër drogës në sheshin e shpërndarjes së drogës të njohur si ‘la fontanella’.

Vdekja e Marco Di Veglia u shkaktua nga çarja e kapsulave të kokainës në stomak.

Pasi u ndje keq dhe u rrëzua në tokë, ai u tregoi disa kalimtarëve se ndihej i sëmurë dhe se kishte gëlltitur kapsulat e drogës për të mos u arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat