Sërish përplasje mes Athinës dhe Ankarasë/ Greqia kërkon ndërhyrjen e UNESCO-s për shndërrimin e Manastirit “Chora” në xhami

Evropë

Sërish përplasje mes Athinës dhe Ankarasë/ Greqia kërkon ndërhyrjen e UNESCO-s për shndërrimin e Manastirit “Chora” në xhami

Më: 11 maj 2024 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Me një lëvizje drejt UNESCO-s, Athina po përshkallëzon reagimet ndaj vendimit të autoriteteve turke për shndërrimin e Manastirit Chora në Kostandinopojë në një xhami.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Greqisë, Giorgos Koumoutsakos, u takua dme zv/drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Ernesto Ottone, përgjegjës për Çështjet Kulturore, si dhe me zyrtarë të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore.

Koumoutsakos ngriti çështjen e shndërrimit të Manastirit të Chorës në xhami dhe cenimit të karakterit të një monumenti të UNESCO-s, i cili është me vlerë të pashoqe kulturore dhe është pjesë e vlefshme e trashëgimisë së njerëzimit.

Sipas informacioneve, ai shprehu shqetësimet e forta greke për efektet e këtij vendimi në lidhje me përkeqësimin dhe ndryshimin e vetë monumentit, si dhe të trashëgimisë kulturore jomateriale, bartës i së cilës ai ka qenë prej shekujsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat