Gjykata ruse sekuestron 463 milionë euro nga banka italiane UniCredit

Evropë

Gjykata ruse sekuestron 463 milionë euro nga banka italiane UniCredit

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Një gjykatë ruse ka konfiskuar asete në vlerë prej 463 milionë euro (503 milionë dollarë) që i përkasin bankës italiane UniCredit.

Gjykata e Arbitrazhit e Shën Petersburgit po zhvillon procedurat e kompanisë RusHimAlyans në pronësi të Gazprom kundër bankës UniCredit.

Asetet, sipas vendimit të gjykatës ruse, përfshijnë letra me vlerë, pasuri të paluajtshme dhe mjete në llogarinë e bankës. Më herët, kompania në pronësi të Gazprom ka ngritur një padi kundër Deutsche Bank dhe Commerzbank.

UniCredit ishte ndër garantuesit e kontratës me kompaninë gjermane Linde për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të gazit natyror në Rusi, e cila u ndërpre për shkak të sanksioneve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat