Eksperti paralajmëron kundër kërcënimit të ri nga Rusia!

Evropë

Eksperti paralajmëron kundër kërcënimit të ri nga Rusia!

Nga: H. Rafuna Më: 19 maj 2024 Në ora: 18:58
Vladimir Putin

Sipas inteligjencës evropiane, Rusia po planifikon sabotime në të gjithë Evropën, kështu shkruan Financial Times (FT)  në këtë kohët e fundit.

Një ekspert danez për Dagsavisen ka folur, si beson se qëllimi është të krijohen hamendje dhe pasiguri.

Burimet FT kanë pohuar se Kremlini, ndër të tjera, po planifikon bomba të fshehta, zjarrvënie dhe sulme në infrastrukturë.

- Vlerësimi ynë është se rreziku i akteve të sabotimit të kontrolluara nga shteti është rritur ndjeshëm. Rusia tani duket e rehatshme për të kryer operacione në tokën evropiane dhe potenciali për dëme është i lartë, tha për Financial Times Thomas Haldenwang, një nga drejtuesit e inteligjencës gjermane.

Vendet evropiane, përfshirë Norvegjinë, kanë përjetuar tashmë një rritje të jashtëzakonshme të ndërhyrjeve GPS.

Tre javë më parë, ministrat e jashtëm të vendeve baltike të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë folën me FT dhe shpjeguan situatën e pashpresë.

Situata në rajonin e Balltikut pranë kufijve rusë tani është bërë shumë e rrezikshme për t'u injoruar, tha ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis.

Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna tha se veprime të tilla janë "sulme hibride dhe një kërcënim për popullsinë dhe sigurinë tonë"…)

-Jørgen Meedom Staun nga Akademia  Daneze e Mbrojtjes, i thotë Dagsavisen se elita ruse e percepton luftën në Ukrainë si një luftë prokure me Perëndimin.

"Ne shohim se "vijat e kuqe" për mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën kanë ndryshuar gjithashtu që nga fillimi i pushtimit rus, kur ishte vetëm furnizimi me pajisje mbrojtëse si helmeta dhe jelek antiplumb, deri në furnizimin tani me tanke dhe avionë luftarakë, thotë Eksperti danez, duke shtuar se "kufiri" rus për atë që është e gatshme të bëjë për të parandaluar ose për ta bërë të vështirë për Perëndimin mbështetjen e Ukrainës ka lëvizur gjithashtu.

Eksperti danez thekson edhe kët,  se Rusia në radhë të parë po përpiqet të zvogëlojë ose të vështirësojë mbështetjen e Ukrainës me sabotimet e saj.

“Por ata gjithashtu kërkojnë përgjithësisht të krijojnë hamendje , pasiguri dhe konfuzion me shpresën se kjo mund të ndihmojë në dobësimin e dëshirës së vendeve evropiane për të mbështetur Ukrainën dhe ndoshta për të sjellë forcat më të mëdha pro-ruse, sa më afër pushtetit në vendet evropiane”, thotë Staun.Shkruan,Jo Vinje Engvik më 19 maj 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat