Sulm në një qendër tregtare në Suedi, plagoset një person

Evropë

Sulm në një qendër tregtare në Suedi, plagoset një person

Nga: G.B Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë është qëlluar në mes të ditës në një qendër tregtare në  Malmo të Suedisë.

Mediat lokale raportojnë se viktima është dërguar me ambulancë në spital, pasi është plagosur në këmbën e majtë, raporton DailyMail, përcjell Bota Sot.

“Nuk dihet çfarë po ndodh aty. Një person është plagosur në këmbë. Është dërguar në spital”, tha zyrtari i policisë Lotta Svensson.

Raportohet se askush nuk është lejuar të largohet nga qendra dhe një zonë është rrethuar.

Sulmuesi është ende në arrati dhe nuk është identifikuar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat