Bosnja krijon një grup special operativ antiterrorist

Evropë

Bosnja krijon një grup special operativ antiterrorist

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 16:22
Grup special operativ antiterrorist

Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës morën vendimin për formimin e një grupi të veçantë operativ të angazhuar për luftë kundër terrorizmit, njoftoi agjencia zyrtare boshnjake e lajmeve, FENA.

Vendimi u mor gjatë takimit të përfaqësuesve të Prokurorisë Publike, të Ministrisë së Sigurisë së BH-së, të Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe të ministrive të Punëve të Brendshme të dy entiteteve boshnjake, Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Srpska.

 Prokurori publik i BH-së, Goran Svilanoviq pas takimit tha se pas sulmeve më të reja terroriste në Evropë, autoritetet kanë marrë vendimin për përforcimin e  masave të sigurisë.

 Media boshnjake, por edhe ajo perëndimore, në disa raste kanë publikuar informacione për ekzistencën e  celulave islamike në territorin e BH-së.

 Sipas informacioneve të pakonfirmuara, BH-ja është shteti  me numrin më të madh të luftëtarëve në radhët e grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) për banorë në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat