Dy të vdekur nga sulmi i djeshëm në tren të Zvicrës, përfshirë sulmuesin

Evropë

Dy të vdekur nga sulmi i djeshëm në tren të Zvicrës, përfshirë sulmuesin

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 14:52
Ilustrim

(E plotësuar) - Një grua 34-vjeçare, e cila u plagos gjatë sulmit me thikë në një tren në Zvicër ka ndërruar jetë në spital, njofton policia, raporton BBC.

Sulmuesi, një burrë 27-vjeçar zviceran,  ka vdekur gjithashtu të dielën thonë ata.

Pesë persona të tjerë janë lënduar nga zjarri dhe sulmi me thikë.

Dy prej tyre, duke përfshirë edhe një fëmijë gjashtë vjeçar, janë në  gjendje të rëndë.

Policia ka thënë se, ende nuk ka informacione  nëse sulmi ka ndodhur për motive politike apo terroriste.

Zvicër: Nga sulmi në tren ka vdekur një grua

Policia e Zvicrës tha se një grua, që ishte plagosur gjatë një sulmi me thikë në një tren të udhëtarëve, kishte vdekur nga plagët e pësuara.

Nga lëndimet, ka vdekur edhe sulmuesi i dyshuar, ka njoftuar policia.

Femra 34 vjeçare, që kishte marrë plagë nga sulmi i djeshëm me thikë, sot ka vdekur në spital, ndërsa tre persona të tjerë të plagosur mbeten në gjendje kritike shëndetësore.

Gjithsej, 7 vetë janë plagosur në këtë incident tragjik, në të cilin një person me thikë i ka sulmuar udhëtarët dhe ka shkaktuar zjarr në tren.

Policia tha se ka nuk indikacione se sulmuesi i dyshuar ka ndonjë lidhje me organizatat terroriste.

Emri i tij nuk është publikuar por u tha se ishte shtetas zviceran.

Incidenti ka ndodhur në stacionin Salez, afër kufirit të Lihtenshtajnit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat