Alarm për bombë në aeroportin e Nices, evakuohen pasagjerët

Evropë

Alarm për bombë në aeroportin e Nices, evakuohen pasagjerët

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 12:31
Aeroporti në Nice

(E plotësuar) - Janë evakuuar pasagjerët nga Terminali 2 i Aeroportit të Nices, pas raportimit për një çantë të dyshimtë, raportojnë mediat lokale dhe dëshmitarët.

Çanta në të cilën është alarmuar që mund të ketë brenda eksplozivë është gjetur në zonën  e terminalit, ka thënë një burim, raporton RT.

Më herët janë gjetur edhe dy çanta të tjera të dyshimta, tha i njëjti burim.

Policia ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, mirëpo turma të mëdha të njerëzve tashmë janë evakuuar nga forca të mëdha policore, të cilat e kanë rrethuar aeroportin.

Evakuohet aeroporti në Nice të Francës 

RT raporton se është evakuuar aeroporti kryesor në Nice të Francës

Shfaqet e evakuimit ende nuk dihen, mirëpo shihen turma të mëdha të njerëzve duke dalë nga aeroporti për shkak se është lëshuar një alarm.

Forca të mëdha policore tashmë kanë bllokuar zonën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat