(E plotësuar) - Një urë për këmbësorë është shembur në autostradën M20 në Kent, me ç ‘rast një pjesë e një kamioni ka rënë, duke plagosur një motoçiklist i cili po kalonte nën urë.
Rruga sipas the Indepedent u mbyll në mes kryqëzimeve 2 dhe 4, afër Leybourne, pasi shërbimi i urgjencës nxitoi për të pastruar grumbujt e rrënojave dhe mbeturinave.
Dëshmitaret thonë se janë ndjerë me fat që janë gjalle, pasi ura ra pas mesditës të së shtunës, dhe kishte trafik të ngjeshur në fundjavë në pushimeve të gushtit.
Shembet mbikalimi, një i plagosur
Një mbikalim këmbësorësh u shemb dhe ra mbi autostradë, duke shkaktuar plagosjen e një personin në Britaninë e Madhe.
Ngjarja ndodhi në rrugën që lidhe Londrës me Doverin.
Mbikalimi i këmbësorëve u shemb krejt papritur dhe ra mbi një kamion që po kalonte në rrugë. Një person u lëndua, por pa rrezik për jetën.