Sulm me raketa në afërsi të aeroportit turk

Evropë

Sulm me raketa në afërsi të aeroportit turk

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 11:44
Aeroporti ne Turqi

Një sulm ajror ka ndodhur në afërsi të aeroportit në juglindje të qytetit Diyarbakir në Turqi.

Sipas mediave vendase, katër raketa kanë rënë në afërsi të një pikë kontrolli të policisë në aeroport, duke detyruar pasagjerët dhe stafin e aeroportit që të gjejnë strehim brenda hapësirave të terminalit.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm me raketa.

Diyarbakir është qyteti kryesor në juglindje të Turqisë dhe është i banuar me shumicë kurdë.

Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi Turqia filloi sulmet ushtarake brenda Sirisë, kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë.

Zyrtarët turq kanë deklaruar se kanë nisur sulme ajrore kundër IS-it dhe luftëtarëve kurdë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat