Steinmeier: Populistët si Trump, helm për ekonominë

Evropë

Steinmeier: Populistët si Trump, helm për ekonominë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:26
Frank-Walter Steinmeier

Politikanët populistë të krahut të djathtë, si kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump, janë toksikë për ekonominë, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier në një konferencë.

“Ka njerëz të cilët gjithmonë kanë gati një përgjigje të lehtë për problemet e një bote gjithnjë e më komplekse dhe kompakte”, u shpreh ministri për një grup përfaqësuesish të biznesit në Berlin, duke përmendur me zë të lartë si shembuj Trump dhe populistët e krahut të djathtë në Evropë.

“Ata veprojnë sipas motos izolimi është zgjidhja më e mirë”, shtoi ai.

Ai e përshkroi këtë lloj të populizmit si nacionalist dhe ksenofob si dhe proteksionist në kontekstin e biznesit.

“Kur të dyja këto shkojnë dorë për dore është e rrezikshme për politikën dhe për ekonominë”, tha Steinmeier.

“Rezistenca e populizmit për një botë më të hapur është toksike për politikën si dhe për ekonominë”, argumentoi ministri.

Në shumë raste Steinmeier ka kritikuar Trumpin ndërkohë që kancelarja Angela Merkel ka thënë se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat