Shkatërrimi i bandës së krimit, autoritetet konfiskojnë 40 makina luksoze

Evropë

Shkatërrimi i bandës së krimit, autoritetet konfiskojnë 40 makina luksoze

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 18:24
Pamje nga aksioni

Policia në Europë, ka raportuar se kanë shkatërruar një bandë ndërkombëtare të krimit të organizuar që kishte vjedhur dhe trafikuar makina luksoze në të gjithë Europën dhe Afrikën e Jugut.

Forcat nga Italia, Spanja dhe Belgjika kanë bërë 28 arrestime duke kontrolluar 29 vende të dyshuara në Itali dhe Spanjë, shkruan BBC.

Protagonistët kryesorë të bandës janë identifikuar si italianë dhe maroken.

Sipas raportimeve, autoritetet italiane kanë konfiskuar 40 makina luksoze, me vlerë prej 3 milion Euro.

Kanë konfiskuar poashtu kompjuterë, kartela identiteti të rreme dhe 25 mijë Euro, para të falsifikuara poashtu.

Hetimet për shkatërrimin e kësaj bande filluan në Itali në vitin 2015, pas raportimeve të shumta të viktimave të makinave të vjedhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat