Kryetari mysliman i Londrës përkrah Hillary Clintonin, thotë se pikëpamjet e Trumpit ndihmojnë ISIS-in

Evropë

Kryetari mysliman i Londrës përkrah Hillary Clintonin, thotë se pikëpamjet e Trumpit ndihmojnë ISIS-in

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 17:58
Sadiq Khan

Kryetari i parë mysliman i Londrës, Sadiq Khan, ka shprehur përkrahjen e tij për kandidaten demokrate për president të ShBA-ve, Hillary Clintonin, duke paralajmëruar se pikëpamjet anti-myslimane, siç janë ato të kandidatit republikan Donald Trump, i japin përparësi Shtetit Islamik (ISIS).

Gjatë një ndalimi në Çikago në vizitën e tij të parë në ShBA, Khan ka thënë se është fans i madh i Clintonit dhe se shpreson se ajo do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

“Ajo mbase është kandidatja me më provojë për të konkurruar për presidente,” tha ai për gazetarë pas një fjalimi të mbajtur para më shumë se 250 akademikëve, diplomatëve dhe biznesmenëve. “Si baba i dy vajzave, mendoj se mesazhi që dërgon kur politikani më i fuqishëm në botë është grua është fenomenal, prandaj shpresoj që ajo të fitojë,” shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat