Fillon viti shkollor në Turqi, mungojnë 130 mijë mësimdhënës

Evropë

Fillon viti shkollor në Turqi, mungojnë 130 mijë mësimdhënës

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 11:13
Ilustrim

Fillimi i vitit të ri shkollor në Turqi është mes temave kryesore të shtypit turk. Për rreth 18 milionë e 43 mijë nxënës në Turqi, si dhe për 900 mijë mësimdhënës sot fillon viti shkollor.

Në shkolla do të organizohen iniciativa me moton "Fitore e demokracisë dhe përkujtim për heronjtë e vdekur më 15 korrik".

Në të gjitha shkollat do të ndahen broshura për ngjarjet nga 15 korriku kur në vend kishte tentim për puç.

"Star"-i proqeveritar thekson se viti i ri shkollor fillon pa kuadrot e predikuesit Fetullah Gjylen, i akuzuar nga autoritetet për tentimin për puç.

Nga mësimi janë larguar 55 mijë mësimdhënës, një pjesë prej tyre kanë qenë në procesin mësimdhënës më shumë se gjysmë shekulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat