Frikë dhe në Suedi, klouni sulmon një adoleshent

Evropë

Frikë dhe në Suedi, klouni sulmon një adoleshent

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:17
Ilustrim

Një person i veshur si kloun ka goditur me thikë një adoleshent në perëndim të Suedisë.

Lajmi është konfirmuar nga policia vendase e cila tha se viktima për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Gjithcka ka ndodhur kur i riu ka dalë jashtë për të pirë një cigare në jug të Gotenburgut.

Dy ditë pasi dy persona të veshur me kostume klouni kërcuan me vdekje një grua në qendër të Suedisë.

Në fakt ngjarje të tilla po përhapen në shumë vende europiane, gjë e cila ka shkatuar edhe një zemerim kundër të ashtuquajturve klounët e tmerrshëm.

Madje edhe kompania e famshme mc Donald tha se nuk do të shfaqë në publik për një fare kohe klounin e saj të fashmshëm.

Mania nisi gjatë muajve të verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku persona të veshur me kostume gazmore, pra si kloun terrorizojnë njerëzit rrugës, i kërcenojnë apo edhe në raste ekspreme i sulmojnë.

Autoritet e kanë të vështirë të kuptojnë nëse kjo prirje e re është transportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo vërtetë persona të rrezikshëm kanë zgjedhur këtë mënyrë për të kryer krimet e tyre.

Situata bëhet e vështirë për çdo qyetar pasi askush zakonisht nuk dyshon tek klounët. Por pas këtyre ngjarjeve klounët nuk bëjnë më për të qeshur, përkundrazi, tmerrojnë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat