Alarmoi për bombë, që të vonohej avioni

Evropë

Alarmoi për bombë, që të vonohej avioni

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:15
Aeroporti i Stambollit "Ataturk"

Një person është arrestuar në Aeroportin e Stambollit "Ataturk" për shkak të një alarmi të rremë se në avionin e linjës Stamboll-Diyarbakr është vendosur bombë, raporton AA.

Sipas informacioneve të marra nga burimet policore, thuhet se personi me inicialet M.S.G ka telefonuar policinë duke dhënë alarm për bombë në avionin e linjës Stamboll-Diyarbakr të Turkish Airlines (THY). Policia ka njoftuar se personi e ka dhënë alarmin për shkak se nuk ka mundur të arrijë fluturimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat