Gauck: I shqetësuar nga një fitore e mundshme e Trumpit

Evropë

Gauck: I shqetësuar nga një fitore e mundshme e Trumpit

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 08:48
Presidenti gjerman, Joachim Gauck

Presidenti gjerman, Joachim Gauck u shpreh i shqetësuar për një fitore të mundshme të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, të cilin e gjykon të paparashikueshëm dhe nga rreziku për një zhvillim autokratik në SHBA, në një intervistë të publikuar në fundjavë.

“Ne nuk jemi në gjendje të themi se çfarë mund të presim nga Donald Trump si president dhe kjo përbën për mua, ashtu si për shumë persona në SHBA, një problem”, deklaroi Joachim Gauck në një intervistë për të përjavshmen gjemane, “Der Spiegel”.

“Paparashikueshmëria e tij është një burim shqetësimi”, shtoi ai.

“Jam i shqetësuar duke parë se çfarë po ndodh në Uashington”, deklaroi presindeti gjerman, pushtetet e të cilit janë kryesisht honorifike, por pozicionimi i të cilit merret parasysh në vend.

Gauck shprehu optimizmin se demokracia amerikane, që ashtu siç dihet nuk parashikon që presidenti të jetë autokrat dhe se sistemi i kontrolleve dhe ekuilibrimi i pushteteve që siguron shteti do të vazhdojë të funksionojë.

Përfundimi i zgjedhjeve të 8 nëntorit në SHBA nuk dihet. Sondazhi i fundit i ABC/Washington Post i jep pesë pikë më shumë demokrates Hillary Clinton përballë Donald Trumpit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat